Qytetarët shumë shpejt do t’i gëzojnë benefitet e Ligjit për Obiliqin

06 shkurt 15:07

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të martën në takim kryetarin e komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi.

Me këtë rast Haradinaj i ka premtuar Gashit përshpejtimin e procedurave për zbatimin e Ligjit për Obiliqin.

“Me kryetarin, Xhafer Gashi, diskutuam për dinamizimin e zbatimit të Ligjit për Obiliqin, i aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe i premtova përshpejtimin e veprimeve, të cilat janë në përgjegjësinë e Qeverisë dhe të ministrive përkatëse. Qytetarët e Obiliqit shumë shpejt do t’i gëzojnë benefitet që sjell ky ligj!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Ilir Abdullahu,…