Qytetarëve të Shqipërisë dhe të Luginës nuk u kërkohet testi për Covid-19

29 korrik 2020 | 11:48

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, të cilit i ka konfirmuar se qytetarëve të Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për Covid.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky test nuk u kërkohet as shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Postimi i plotë i Zemajt:

Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z. Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk u kërkohet testi për COVID-19.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës është i bazuar në parimin e reciprocitetit. Si rrjedhojë, nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës.

Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar shqyrtimin e Nismës për nënshkrimin…