Qytetari në Ferizaj nuk e harron “zakonin” e dasmave, arrestohet

07 gusht 2022 | 19:20

Në njoftimin e policisë thuhet se rasti kishte ndodhur rreth orës 16:50 në rrugën “Epopeja e Jezercit”.

Policia tek i dyshuari me inicialet V.A. (36) ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe dy fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore. Rasti është cilësuar mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës dhe përdorimi i armës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daria Aslamova, e përshkruar si spiune ruse e inteligjencës ushtarake…