
Qytetari në Istog e gjen kuletën me dokumente e para, e dorëzon në polici
Policia e rajonit të Pejës ka njoftuar se një qytetar e ka dorëzuar në stacionin policor në Istog një kuletë që e kishte gjetur në rrugë.
Aty kishte 320 euro dhe dokumente personale.
Gjësendet i janë kthyer pronarit.
“Më datën 14.06.2025, në Stacionin Policor në Istog, një qytetar kishte sjellë një kuletë të cilën e kishte gjetur në qytetin e Istogut, në të kishte të holla në vlerë prej 320 (treqind e njëzet) eurosh si dhe dokumente personale. Policia ka identifikuar dhe kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Istog, të cilës nga zyrtarët policorë i është kthyer së bashku me të holla dhe dokumente personale. Policia e Kosovës, e falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, ka njoftuar policia.