
Qytetari proteston para Kuvendit
01 korrik 2025
| 10:49
Një qytetar doli para objektit të Kuvendit të Kosovës për të shprehur në formë specifike pakënaqësinë për zvarritjen e krijimit të institucioneve të reja të Kosovës, të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai siç shihet dhe në fotografi ftoi deputetët që të votojnë sikurse më 2 korrik 1990, duke iu referuar miratimit të Deklaratës Kushtetuese të shpalljes së Kosovës së pavarur në atë datë para 35 vjetësh, raporton Ekonomia Online.
Ky qytetar i lutur nga mediat që të japë deklaratë refuzoi me mirësjellje. “Faleminderit. Nuk kam nevojë të japë deklaratë, Deklarata ime është kjo”, u shpreh shkurt ai.