Qyteti i Gjilanit është i kaltër, Drita feston në derbi

06 tetor 2025 | 17:09

Drita e ka vazhduar formën e mirë në Superligën e Kosovës, duke marrë fitoren e dytë radhazi, pas fitores në derbin lokal ndaj Gjilanit.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani u rikthye nga “vdekja”, pasi në pjesën e parë ishte duke humbur 1-0.

Ishte sulmuesi Almir Aganspahiq që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 45-të të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, me disa ndryshime në formacion nga Zeki, Drita u ringjall dhe u rikthye në ndeshje.

“Intelektualët” barazuan rezultatin përmes Liridon Balajt në minutën e 54-të.

Në minutën e 76-të, Drita e shënoi golin e fitores, me anë të ‘zakonshmit’, Albert Dabiqajt.

Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 11-të pikëve në tabelë, duke kaluar në vendin e katërt.

Ndërsa, Gjilani mbetet i fundit me shtatë pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetarë të Fushë Kosovës, Besnik Osmani së bashku…