
Rabio: Për Milanin dhe Allegrin, i thashë jo Ligës së Kampionëve
Adrien Rabio foli për vendimin e tij për t’u rikthyer në Itali dhe për të veshur fanellën e Milanit.
Mesfushori francez ka thënë se skuadra kuqezi duhet gjithmonë të luajë në Ligën e Kampionëve dhe të luftojë për “Scudetto”.
“Po kaloj një karrierë të shkëlqyer. Kam fituar shumë te PSG, kam luajtur shumë te Juventus, kështu që dua të vazhdoj të kem këtë uri për të fituar, për të shënuar gola dhe për të asistuar në fushë, për të ndihmuar lojtarët e rinj. Jam këtu për të ndihmuar Milanin të kthehet te fitoret dhe të arrijë gjëra të mëdha, sepse viti i kaluar ishte një sezon i keq. Milani duhet të luajë në Ligën e Kampionëve çdo vit, duhet të luftojë për ‘Scudetto’-n çdo vit dhe të fitojë trofe. Unë sjell lidership dhe karakter, mendoj se të vij këtu te Milani është zgjedhja e duhur”, ka thënë Rabiot.
“Është më e rëndësishme të luash për Milanin sesa për një ekip tjetër në Ligën e Kampioneve ku e di që nuk mund të synosh ta fitosh atë ose të avancosh. Preferova të vija këtu, të punoja për një vit, të hartoja një projekt me trajnerin për të ndërtuar një ekip vërtet të fortë vitin e ardhshëm, një që lufton për të luajtur dhe për të arritur diçka të madhe në Ligën e Kampionëve. Ndoshta jo ta fitoj pas dy vitesh, por të kem ambicien për të arritur diçka të madhe. Mund të kisha shkuar diku tjetër, të kisha luajtur në Ligën e Kampioneve këtë vit, por është projekti i trajnerit që më bindi”, ka deklaruar Rabiot.