Rabiot drejt largimit nga Milani

21 prill 2026 | 17:12

Mesfushori francez Adrien Rabiot ka marrë një ofertë shumë të lartë nga Arabia Saudite, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij te Milani.

Rabiot po kalon një sezon shumë të mirë në Serie A dhe është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.

Megjithatë, oferta financiare mund ta tundojë për një largim gjatë verës. Për momentin, lojtari është i fokusuar te Milani, ndërsa klubi po punon për rinovimin e kontratës së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dy muajsh jashtë fushavë të futbollit, qendërmbrojtësi i Napolit…