
Rabiot përforcon Milanin
02 shtator 2025
| 12:41
AC Milan ka njoftuar firmosjen e Adrien Rabiot nga Olympique Marseille, deri në qershor 2028. Gjatë gjithë verës, kishte sugjerime se Massimiliano Allegri, pavarësisht afrimeve të tjera, dëshironte ta kompletonte mesfushën me Adrien Rabiot. Francezi ishte një pjesë kyçe e skuadrës së tij te Juventusi, dhe italiani donte që ai të rikthehej në Serie A.
“AC Milan njofton afrimin e Adrien Rabiot nga Olympique Marseille. Mesfushori francez ka firmosur një kontratë me Rossonerët deri më 30 qershor 2028”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.