Raçi krenar me kalimin te Hajduku

30 korrik 2025 | 16:20

Mbrojtësi Ron Raçi ka thënë se është shumë i lumtur për mundësinë e ofruar dhe se është plotësisht gati për të dhënë maksimumin për Hajdukun e Splitit. Raçi 22-vjeçar, javën e shkuar ka bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar te skuadra e madhe kroate.

Ai te Hajduku është transferuar nga Prishtina për 300 mijë euro kurse me ekipin kroat ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2029.

“Kam ëndërruar të luaj për Hajdukun dhe ëndrra më është realizuar. Me padurim po e pres mundësinë për të luajtur dhe për ta ndjerë energjinë e tifozëve. E di se cilat janë pritjet për mua dhe jam gati për të dhënë gjithçka nga vetja për këtë fanellë. Dua ta ndihmoj Hajdukun në arritjen e objektivave”, ka thënë Raçi. Raçi ka edhe një paraqitje me Kombëtaren e Kosovës, ndërsa krahas Prishtinës ka luajtur edhe për Ramiz Sadikun, Trepçën ’89 dhe Besën e Pejës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë lajmin se e…