Raçi, ‘Ylli i javës’ në Superligë

18 maj 2025 | 14:11

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i javës”.

Ky çmim për javën e 35-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Prishtina, Ron Raçi.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Blerim Haxholli, Isuf Llumnica dhe Rifat Nasufi.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i javës” për xhiron e tridhjet e pestë t’i takojë mbrojtësit Raçi, i cili me golin e tij i mundësoj Prishtinës të arkëtoj tre pikë në fitoren kundër FC Feronikeli 74, e cila përfundoi me rezultat 0:1.

Pasi mori këtë çmim, Roni u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Fitorja e djeshme është ndjenjën që s’di ta përshkruaj; s’ka fjalë, është një ndjenjë e paparashikueshme. Megjithatë, jam shumë i lumtur për golin me të cilin e ndihmova ekipin. Një falënderim i veçantë shkon për gjithë stafin dhe bashkëlojtarët, sepse pa ta nuk do të ishte e mundur ajo golë. Jam shumë i lumtur që e ndihmova ekipin, sidomos duke pasur parasysh që kemi qenë në një situatë jo aq të mirë – jo aty ku i takon Prishtinës të jetë.
Të enjten kemi ndeshjen e Kupës, ku do ta tregojmë veten, dhe besoj që do të fitojmë dhe do të sigurojmë një vend në Evropë. Ka qenë një kampionat me shumë sfida, me ulje dhe ngritje, por tani e kemi rastin të tregojmë veten në finalen e Kupës. Jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Kampionatin e kemi përfunduar dhe tani jemi të fokusuar plotësisht për të enjten. Shpresoj që të ndahemi të kënaqur dhe të fitojmë Kupën”.

“Një falënderim i veçantë shkon edhe për Federatën e Futbollit, që më vlerësoi përsëri si Ylli i Javës. Është një ndjenjë shumë e mirë për mua dhe më motivon të vazhdoj me paraqitje të mira”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fund drithërues në Portugali, teksa 90 minuta nga fundi i…