Radhë kamionësh në doganën e Vërmicës

17 dhjetor 2025 | 08:55

Radhë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë raportohet se u krijuan mbrëmë në rrugën Morinë-Vërmicë, në drejtim nga Shqipëria drejt Kosovës.

Siç raporton A2CNN, drejtuesit e mjeteve të rënda bën të ditur se pritjet zgjatën me orë, ndërsa theksuan se situata të tilla janë pothuajse të shpeshta.

Sipas tyre, ndër arsyet kryesore të vonesave janë puna e ngadaltë në doganën e Vërmicës, rëniet e herëpashershme të sistemit, si dhe koha e ndërrimit të doganierëve.

Përveç vonesave në dorëzimin në kohë të mallrave, pritjet e gjata në kufi po krijojnë stres të shtuar për transportuesit, të cilët duhet të përballen edhe me temperaturat e ulëta të orëve të mbrëmjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Bruksel,…