
Radhë të gjata për të marrë vaksinën kundër Covidit
12 maj 2021
| 12:11
Radhë të gjata janë krijuar te salla e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, të mërkurën (12 maj), ku po vazhdon vaksinimi kundër COVID-19.
Qytetarët ankohen se shumë persona po hyjnë pa rend për të marrë vaksinën.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi se të mërkurën, më 12 maj, do të nisë vaksinimi i personave mbi 65 vjeç kundër koronavirusit.
Në komunikatën për media thuhet se prioritet në imunizim do të kenë personat që janë regjistruar për vaksinim në platformën online E-Kosova.
Personat 65-79 vjeç bëjnë pjesë në fazën e dytë, ashtu si edhe mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë, të përfshira në menaxhimin e pandemisë. /Rel/