
Radoiçiqi në krah të Vuçiqit në takimin kërcënues
Njëri nga serbët e Kosovës, i cili ka hyrë në listën e zezë të ShBA-së, Milan Radoiçiq është parë afër Vuçiqit në takimin që të martën është mbajtur në Beograd.
Takimi me serbët e Kosovës, ka pasur pas takimit që presidenti i Serbisë e ka mbajtur me Këshillin e Sigurisë, të cilin e ka mbledhur për shkak të moslejimit të zgjedhjeve nga Kosova dhe Mali i Zi.
Dje, Vuçiq ka kërcënuar duke thënë se “do të pasojë përgjigje serioze nga njerëz seriozë, dhe do të ketë pasoja të mëdha”.
Mediet kanë raportuar se aplikacioni “Flight Radar 24” kishte regjistruar avionin “YU-BTC” nga Beogradi, i cili për më shumë se dy orë kishte fluturuar mbi qiellin e Kosovës.
Nuk dihet nëse një aeroplan që kishte bërë xhiro nëpër Kosovë, e që ishte nisur nga Beogradi, është pjesë e këtyre kërcënimeve.