Radoniqi i KQZ-së e informon zyrtarin e DASH-it për zgjedhjet e 28 dhjetorit
09 dhjetor 2025
| 19:29
Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka pritur sot në takim Lyn Debevoise, Zëvendësdrejtor për Çështjet e Europës Qendrore dhe Perëndimore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së.
“Gjatë këtij takimi, kryesuesi Radoniqi e njoftoi z. Debevoise për përgatitjet që KQZ është duke i zhvilluar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të planifikuara të mbahen më 28 dhjetor 2025”, thuhet në njoftim.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj KQZ-së dhe proceseve demokratike në vendin tonë.



