Radoniqi pret në takim ambasadorin e Turqisë, flasin për zgjedhjet lokale

03 qershor 2025 | 14:59

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka pritur të martën në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Tunç Angılı.

Në këtë takim, Radoniqi njoftoi ambasadorin turk lidhur me angazhimet aktuale të KQZ-së dhe të cilat ndërlidhen me procesin parapërgatitor për organizimin e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen gjatë këtij viti.

Nga ana e tij, ambasadori Angılı shprehu gatishmërinë e ambasadës turke për të mbështetur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e zgjedhjeve ndërmjet KQZ-së së Republikës së Kosovës me institucionet e Republikës së Turqisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U19, Albert Bunjaku, ka publikuar…