Radoniqi sqaron votimin me asistencë: Personat që nuk dinë shkrim e lexim kanë të drejtë vote, por jo me asistencë
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi ka thënë se të drejtë vote kanë edhe personat që nuk dinë shkrim e lexin por jo të asistohen.
Këtë ai e tha gjatë konferencës për media, pasi që një rast i tillë u raportu të ketë ndodhur me një 100-vjeçare në Fushë Kosovë e cila nuk ka mundur të votojë për shkak se ajo e pati të pamundur meqenëse nuk iu lejua asistenca.
Këto deklarata ai i dha gjatë konferencës së dytë për media, teksa tregonte për daljen e qytetarëve për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve që po mbahen në 18 komuna, e ku u pyet se 20 personave iu mohua kjo e drejtë.
“Kam njohuri për Gjakovë që ka ndodhur një rast, ndërsa për Emshirë nuk kam informatë, ndërsa për personat që nuk dinë shkrim e lexim kanë të drejtë vote, por nuk kanë të drejtë vote me asistencë. Asistenca e tyre mund të shkojë deri te kutia e votimit, por jo më tej, jo me votu për ta”q, tha ai.
Kryetari i KQZ-së shtoi se personat që kanë nevojë për asistencë duhet ta kenë dokumentacionin përkatës.“Sipas rregullave tona, votimi me asistencë për personat që kanë nevojë për ndihmë kërkon ndonjë dokumentacion nga mjeku, për të vërtetuar se nuk është i aftë të votojë. Ka qenë informata edhe në raundin e dytë, po ashtu edhe në doracakët e trajnimeve“, theksoi Radoniqi.E kjo ka ngritur shqetësimin edhe anëtarëve të KQZ-së nga radhët e PDK-së, të cilët polemizuan e Radoniqi doli nga mbledhja.“Qysh me votu një 100 vjeçare”, pyet Arianit Elashi teksa e shpreh si një padrejtësi ndaj tyre.



