
Rafael Leao synon t’i vë fundin një statistike të tmerrshme
Rafael Leao nuk ka shënuar asnjë gol në San Siro për Milanin që nga maji i vitit 2024, në ndeshjen e fundit të Stefano Piolit si trajner i kuqezinjve.
Ylli portugez i Milanit do të kërkojë golin e tij të parë në shtëpi pas gati një viti e gjysmë, kur ata do të presin Fiorentinën në San Siro të dielën.
Leao e shënoi golin e fundit në San Siro më 25 maj 2024, në barazimin 3-3 kundër Salernitanës në javën e fundit të kampionatit 2023/2024.
Ironikisht, të dielën, Milani i Leaos do të përballet me ish-trajnerin e tij, Piolin, nën drejtimin e të cilit sulmuesi portugez realizoi golin e fundit në shtëpi me fanellën kuqezi.
Leao ka bërë dy paraqitje si zëvendësues këtë sezon, pasi është rikuperuar së fundmi nga një dëmtim në pulpë, të cilin e pësoi në ndeshjen e parë zyrtare të sezonit, kundër Barit në Kupën e Italisë, më 17 gusht.