Rafuna: Bizneset me dhunë po detyrohen të dalin në treg të lirë të energjisë

29 maj 2025 | 10:51

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, në protestën e bizneseve, ku është duke u kundërshtuar vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për liberalizimin e tregut të energjisë, ka thënë se bizneset me dhunë janë duke u detyruar të dalin në treg të lirë të energjisë.

“Është faza e tranzicionit, ku 60 ditë e ka për obligim KEK-u dhe KEK-u prapë me çmim të tregut, dhe jo me çmim të rregulluar”.

“Institucionet e vendit, ZRrE-ja, por edhe institucionet e tjera që janë kompetente të përgatisin tregun, kushtet për të dalë në tregun e lirë bizneset nuk i kanë përgatitur, mirëpo bizneset me dhunë po detyrohen të dalin në tregun e lirë. Bizneset tona do të pësojnë, për shkak se do të kenë një rritje energjie prej 220-270 për qind dhe do të ndodhë që të rritet produkti ynë kosovar, do të rriten shërbimet, vlerat, çmimi i tyre dhe do të tkurret prodhimi, do reduktohen vendet e punës. Ne, kërkesë e kemi që ta kemi një fazë të tranzicionit për me dalë në tregun e lirë”, ka thënë Rafuna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim…