Rafuna i kërkon ZRrE-së ta respektojë vendimin e Supremes për daljen në treg të lirë
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ka thënë se vendim i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) lidhur me çështjen e daljes në tregun e lirë të energjisë elektrike ka dëmtuar rëndë ekonominë, bizneset dhe qytetarët e Kosovës.
Ai në një konferencë për medie ka thënë se pati inflacion mbi 5.1 për qind, e për çka i bëri thirrje ZRrE-së që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Supreme rreth kësaj.
Rafuna ka theksuar se nuk është kundër dalje në treg të hapur por duhet të bëhet një diskutim.
“ZReE-ja duhet të ulet bashkë me sektorin privat në mënyrë që të caktohet kur të dalim në tregun e lirë. Në aspektin ekonomik, ZRrE-ja me interpretimin që ka bërë ka shkaktuar dëm të madh sektorit privat dhe ekonomisë së vendit. Në aspektin ekonomik, ZRrE-ja me interpretimin që ka bërë dhe veprimet që ka ndërmarrë i ka shkaktuar dëm të madh sektorit privat, ekonomisë së vendit por edhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Sipas të dhënave të ASK-së, ato të dhëna na argumentojnë se inflacioni ka kaluar 5.1 për qind, dhe shtytësi kryesor i këtij inflacionit, që nënkupton i ka varfëruar qytetarët, është pikërisht rritja e çmimit të energjisë elektrike”, ka thënë Rafuna.



