
Rafuna paralajmëron protestë të bizneseve bashkë me punëtorët të mërkurën
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna pas takimit që kishin me bizneset tha se nëse Qeveria nuk reflekton lidhur me vendimin për daljen në treg të lirë të energjisë, do të protestojnë bizneset bashkë me punëtorët të mërkurën.
“Takimin që e kishim me bizneset të cilat janë të prekur nga dalja në treg të lirë të energjisë, një pjesë e tyre ishin prezent, u pajtuam që t’i bëjmë thirrje qeverisë që të reflektojë të na jepet mundësia e një faze të tranzicionit që kemi kërku më herët, të përgatitet tregu, të përgatitet një paketë që e përcjell gjatë kësaj faze të tranzicionit për të dalë në treg të lirë dhe biznesi të kalojë në tregun e lirë në datën që do të dakordohemi të gjithë bashkë, në rast se nuk do të ketë reflektim atëherë bizneset bashkë me punëtorët ditën e mërkurë do të dalim në shesh në orën 12:00 për ta shpreh pakënaqësinë qe e kemi lidhur me këtë vendim dhe për mos reflektimin e qeverisë së Kosovës.”, tha Rafuna, raporton RTV 21.
Më tej ai kërkoi nga Qeveria që të respektojnë kërkesën e bizneseve.
Për këtë arsye në emër të bizneseve kërkoj nga Qeveria e Kosovës që të respektojë pjesën e tranzicionit për shkak të rrethanave kushteve ku jemi dhe ta gjejmë një zgjidhje që ta menaxhojmë sa më mirë dhe të mos ketë nevojë që bizneset të dalin në shesh për të protestuar.