Ragip Xhaka mbështet Marigonën, vajzën e çlirimtarit Haqif Kadriaj

10 tetor 2025 | 13:19

Kryetari i degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, i ka dhënë mbështetje kandidates për Asamblenë Komunale të Suharekës, Marigona Kadriaj, e cila në zgjedhjet e 12 tetorit garon me numrin 26 në listën zgjedhore të kësaj partie, që udhëhiqet nga kandidati për kryetar të komunës, Dardan Berisha.

“Marigona Kadriaj, kandidate për Asamblenë Komunale nga PDK me numrin 26, është bija e komandantit çlirimtar Haqif Kadriaj, i cili jetoi me nder dhe sakrifikoi gjithçka për lirinë tonë. Ai gjithmonë pyeste: ‘Çka mund të bëj unë për shtetin tim?’

Sot, këtë trashëgimi të lavdishme e vazhdon Marigona – një e re e ndershme, me vizion dhe energji, e gatshme të punojë për të ardhmen e Suharekës.

Me bindje ftoj qytetarët e Suharekës të mbështesin:
✅ Marigona Kadriaj me numër 26 dhe
✅ Dardan Berisha – 191 për kryetar të Suharekës,” ka shkruar Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…