
Ragip Xhaka mbështet mbesën e Nait Hasanit, Dea Gavazajn e PDK-së, kandidate për asambleiste të Prizrenit
Kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër dhe veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Ragip Xhaka, babai i futbollistëve shqiptarë Taulant dhe Granit Xhaka, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Dea Gavazajn, kandidaten me numër 39 në listën e PDK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Xhaka ka theksuar lidhjet e tij familjare me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Nait Hasanin, dhe ka vlerësuar lartë angazhimin e mbesës së tij, Deas, në politikë dhe në përfaqësimin e rinisë.
“Dea Gavazaj, mbesa e mikut tim dhe deputetit Nait Hasani, është një vajzë e re plot energji e vizion, që është pjesë e listës fituese në Prizren me z. Shaqir Totaj për kryetar.
Ajo do të jetë zëri i rinisë dhe i grave të Prizrenit në Asamblenë Komunale, duke sjellë një frymë të re shprese dhe përfaqësimi,” ka shkruar Xhaka.
Mbështetja e Ragip Xhakës për kandidaturën e Dea Gavazajt është pritur me interes në opinionin publik, duke qenë se ai është një figurë e njohur në diasporë dhe me ndikim në komunitetin shqiptar në Zvicër por dhe në Kosovë.
Shaqir Totaj 191 ✅
Dea Gavazaj 39 ✅