Ragip Xhaka me klubin e tij “Dardania” “mbushin bateritë” për sezonin pranveror në Turqi

12 shkurt 2026 | 20:20

Ragip Xhaka, i cili është menagjer i klubit shqiptar FC “Dardania” në Basel, skuadër që garon në ligat e Zvicrës, ka udhëtuar së bashku me lojtarët dhe stafin teknik drejt pjesës bregdetare të Larës në Turqi për të zhvilluar përgatitjet intensive para nisjes së sezonit pranveror.

Klubi shqiptar FC “Dardania” ka objektiv të qartë për këtë edicion – inkuadrimin në Ligën e Tretë të Zvicrës. Me një organizim serioz dhe përkushtim maksimal, drejtuesit dhe stafi teknik po punojnë për të arritur synimet e vendosura.

Kujtojmë se trajner i FC “Dardania” është ish-reprezentuesi shqiptar, Taulant Xhaka, i cili me përvojën e tij pritet të jetë një shtysë e madhe për skuadrën në rrugëtimin drejt suksesit.

“Në Lara të Turqisë me FC Dardaninë, duke punuar fort për gjysmësezonin që na pret. Objektivi i qartë: Liga e Tretë e Zvicrës. Hap pas hapi, me besim dhe sakrificë 💙⚽🔥”, ka shkruar Ragip Xhaka, duke ndarë edhe një fotografi nga Turqia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Shkurte Fejza Behluli ka zhvilluar një takim, siç e…