Ragip Xhaka: Me mijëra bashkatdhetarë i janë bashkuar vizionit të PDK-së

26 shkurt 2024 | 13:24

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar nga zyrtarët e lartë të partisë, Enver Hoxhaj, Elmi Reçica, Bajrush Xhemajli, Vlora Çitaku, Blerta Deliu-Kodra, Ramiz Lladrovci, Arbnora Salihu etj., po marrin pjesë në tubimin madhështor për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Aargau që u organizua nga dega e PDK-së në Zvicër me kryetar Ragip Xhakën.

Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 1 000 mërgimtarë, nga të gjitha sferat, përfshirë edhe zyrtarë të të gjitha niveleve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Në këtë takim u tha se mërgimtarët janë shtylla e kombit dhe e shtetit tonë, edhe pse të shpërndarë në mbarë globin.

Të pranishmit i përshëndeti kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka.

Xhaka tregoi se prej që është organizuar shtrirja e PDK-së nëpër kantonet zvicerane, me mijëra bashkatdhetarë i janë bashkuar vizionit të PDK-së.

Kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër tha se puna drejt rritjes dhe fuqizimit të PDK-së do të vazhdojë me përkushtim gjatë gjithë kohës, andaj edhe i ftoi të gjithë mërgimtarët që të bëhen pjesë e rrugëtimit për të sjellë ndryshimin e kërkuar në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë pas funeralit të rekordmenit botëror në maratonë, kenianit…