Ragip Xhaka në krye të FC “Dardania” nga Baseli – fiton ndeshjen e parë me rezultat 3:1

26 maj 2025 | 16:00

Ragip Xhaka, babai i yjeve të njohur të futbollit shqiptar, Taulant dhe Granit Xhaka, ka marrë drejtimin e klubit shqiptar FC “Dardania” nga Baseli, duke shënuar një fillim të suksesshëm me fitore 3:1 në ndeshjen e tij të parë.

Emërimi i tij erdhi pas një takimi miqësor me drejtuesit e klubit, ku morën pjesë kryetari i FC Dardania, Tahir Çitaku, lojtari Argjend Turkaj dhe anëtarë të tjerë të kryesisë. Gjatë takimit u diskutua për të arriturat e klubit, përkushtimin e lojtarëve dhe objektivat për të ardhmen – përfshirë synimin për t’u ngjitur në ligën e tretë të Zvicrës.

Në shenjë respekti për klubin dhe punën e tij me të rinjtë shqiptarë, Granit Xhaka i ka dhuruar FC Dardania 25 topa dhe pajisje të tjera sportive.

Atmosfera e takimit ishte e ngrohtë dhe frymëzuese, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit shqiptar në diasporë dhe përkrahjes së talenteve të reja.

Pas kërkesës së drejtuesve të klubit, Ragip Xhaka – një nga themeluesit historikë të FC Dardania – pranoi të drejtojë skuadrën në ndeshjet e fundit të sezonit, me qëllim motivimin e lojtarëve dhe përmbushjen e objektivave sportive. Në debutimin e tij, ai arriti një fitore të madhe ndaj pretendentit kryesor për titull.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalja e Ligës së Kampionëve do të jetë një moment…