Ragip Xhaka në mbështetje të Tefik Tarashaj dhe Shaqir Totaj

08 tetor 2025 | 11:42

Ragip Xhaka, babai i futbollistëve të njohur Granit dhe Taulant Xhaka, një figurë e njohur shqiptare që ka kontribuar ndër vite për komunitetin tonë në Zvicër dhe që vjen nga një familje me rrënjë të forta atdhetare, sot ka vizituar Prizrenin. Në një takim miqësor në qytetin e bukur të Prizrenit, Xhaka është takuar me mikun e tij nga Vlashnja, Tefik Tarashaj, kandidat i PDK-së për Asamble Komunale me numrin 38, pjesë e listës fituese të kryetarit aktual dhe të ardhshëm Shaqir Totaj (191). Ragip Xhaka u shpreh i bindur se përkushtimi dhe ndershmëria e Tefikut do të jenë në shërbim të zhvillimit të qytetit të Prizrenit: “Jam i bindur se me përkushtimin e tij Tefiku do të japë një kontribut të madh për zhvillimin e qytetit tonë.” Si figurë e respektuar në mërgatën shqiptare dhe një emër që ka përjetuar sakrifica të mëdha për idealet kombëtare, mbështetja e Ragip Xhakës shihet si një mesazh i fortë bashkimi për komunitetin prizrenas dhe mërgatën tonë.

Shaqir Totaj 191,

Tefik Tarashaj 38.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, ka…