Ragip Xhaka për aktakuzën e re ndaj Thaçit: Specialja po përpiqet të krijojë alibi për ta arsyetuar dështimin

07 dhjetor 2024 | 10:53

Kryetari i degës së PDK-së në Zvicër njëherit kandidat për deputet nga Diaspora, Ragip Xhaka, ka kritikuar Gjykatën Speciale pasi kjo e fundit ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Sipas Xhakës, Prokuroria Speciale e ka humbur betejën juridike kundër Hashim Thaçit dhe tjerëve dhe me aktakuzën e re për pengim të drejtësisë po përpiqet të krijojë alibi për ta arsyetuar dështimin e saj se gjoja është penguar procesi i gjykimit të drejtë prej të akuzuarve.

Xhaka ka bërë me dije se ngritja e aktakuzës për pengim të drejtësisë ngre shqetsime serioze rreth qëllimeve të Dhomave të Specializuar të Gjykatës Speciale. Ngritja e aktakuzës së re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Smakajt, Kilajt dhe Fazliut për pengim të drejtësisë është një zhvillim që ngre pyetje serioze rreth qëllimeve dhe metodologjisë së Gjykatës Speciale. Kjo Gjykatë, që fillimisht u prezantua si garantues i drejtësisë për pretendimet ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po vazhdon të ngjallë dyshime rreth standardeve të dyfishta që përdor dhe ndikimit politik që mund të ketë mbi proceset ligjore. Xhaka ka kërkuar një proces të drejtë dhe transparent.

“Ne kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare që të garantojnë një proces të drejtë dhe transparent, gjë që deri tani po mungon. Lufta jonë për liri nuk mund të zbehet nga sulmet që kanë për qëllim të deformojnë historinë tonë dhe të dëmtojnë udhëheqësit tanë që kanë mbrojtur dinjitetin kombëtar”, ka thënë ndër tjera Ragip Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani sot do t’iu bashkohet liderëve nga e…