Ragip Xhaka viziton “Ariani Company”, familja Imeri i dhuron një gurë graniti

05 mars 2024 | 23:58

Veprimtari i çështjes kombëtare, Ragip Xhaka, babai i Granit e Taulant Xhakës i cili jeton dhe vepron në Zvicër, po qëndron në Kosovë për nder të Epopesë së UÇK-së.

Xhaka sot ka vizituar gjigantin e ndërtimeve “Ariani Company” nga Vushtrria me pronar vëllezërit Imeri. Gjatë luftës së fundit kjo familje e udhëhequr nga Gani Imeri ishte e inkuadruar pothuajse e gjitha në UÇK.

Me rastin e kësaj vizite të Xhakës, presidenti i kompanisë “Ariani Company”, Naser Imeri i ka dhuruar një dhuratë të veçantë, një gurë graniti të çmuar.

“Sot i dhurova me kënaqësi, një dhuratë të veçantë, një gurë graniti të çmuar ashtu siç po na bënë krenarë edhe futbollisti jonë Graniti Xhaka me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme”, ka shkruar ndër tjera, Naser Imeri.

Njoftimi i plotë i “Ariani Company:

Sot, patëm nderin dhe respektin që të presim në ambientet tona, veprimtarin e shquar të çështjes tonë kombëtare, z.Ragip Xhakën, babain e dy futbollistëve të mirënjohur Granitit dhe Taulantit.

Në fund Presidenti i kompanisë z.Naser Imeri i dhuroi me kënaqësi, një dhuratë të veçantë, një gurë graniti të çmuar ashtu siç po na bënë krenarë edhe futbollisti jonë Graniti Xhaka me paraqitjet e tij të shkëlqyeshme.

#arianicompany #since1996

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jakup Nura, bashkëluftëtar i Adem Jasharit në “RTK Prime”, ka…