Ragmi Mustafi fiton më së shumti vota në zgjedhjet për kryetar të KNSH-së

13 nëntor 2022 | 22:39

Kandidati i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), Ragmi Mustafi, sipas rezultateve preliminare ka fituar më së shumti vota në Luginë të Preshevës për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Mirëpo, në këtë garë ka befasuar kandidati i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Nevzad Lutfiu, i cili ka fituar më së shumti vota në Komunën e Bujanocit, ndonëse subjekti i tij politik më herët ka qenë subjekti i tretë politik në këtë Komunë, raporton Front Online.

Në garën për kryetar të KNSH-së rreth 4000 vota i ka marrë kandidati i APN-së, Levent Qazimi, i cili është djali i ish-komandantit të UÇPMB-së, Ridvan Qazimi- komandant Lleshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Divorci më i bujshëm i këtij viti padyshim ka qenë…