Ragmi Mustafi, kandidat për kryetar të komunës së Bujanocit në zgjedhjet e 2 qershorit

01 maj 2024 | 11:09

Ragmi Mustafi ka bërë me dije s sot ka pranuar nominimin e Partisë për Veprim Demokratik dega në Bujanoc për kryetar të komunës së Bujanocit, në zgjedhjet e 2 qershorit.

Ai në një postim në “Facebook” ka shkruar se karrierën politike e ka filluar si shumë i ri, me ëndrrën e madhe, t’i shërbejë shqiptarëve të Luginës së Preshevës në përgjithësi, e Komunës së Bujanocit në veçanti.

“Karrierën time politike e kam filluar si shumë i ri, me ëndrrën e madhe, t’i shërbej shqiptarëve të Luginës së Preshevës në përgjithësi, e Komunës së Bujanocit në veçanti! Besimin që më dha, fillimisht kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, kryetari i Kuvendit Enver Ramadani, kryesia e antarësia e partisë me të cilën u rritëm të gjithë, që pas udhëheqjes më Këshillin Kombëtar Shqiptar të marrim #Bashkë udhëheqjen e Komunës së Bujanocit është ndër privilegjet më të mëdha të jetës sime, andaj faleminderit”.

“Të nderuar bashkëqytetar të Komunës së Bujanocit, sfidat janë të shumta, problemet e mëdha me të cilat komuna jonë vazhdon të ballafaqohet. Ama, jam i bindur se bashkë e me përkushtim, do ngadhnjejmë, që fitorja jonë e 2 qershorit te jetë e madhe, e të fillojë një epokë e re, plotë zhvillim e angazhim në përmirësimin e situatës politike, sociale e ekonomike në Bujanoc. Prandaj, sot po bëjmë thirrje për një mobilizim masiv dhe të përkushtuar. Të zgjasim dorën njeri – tjetrin, të respektojmë njëri-tjetrin dhe të përbashkuar të fitojmë. Nga nesër, çdo ditë deri në ditën e zgjedhjeve, të punojmë e angazhohemi, sepse fitorja jonë nuk është vetëm detyrë, por është domosdoshmëri për vizionin e së nesërmes”, ka shkruar Mustafi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar…