Rahimaj kërkon bashkëpunim ndërmjet drejtorive dhe koordinim me menaxherët e kontratave

28 tetor 2025 | 13:24

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me shefin e kabinetit Vaxhid Rexhepaj, menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe certifikimit të rezultateve, kanë filluar angazhimet e para me një takim pune të përbashkët me drejtorët komunal, menaxherët e kontratave, Zyrën e Prokurimit si dhe Drejtorinë për Buxhet dhe Financa.

Ky takim kishte për qëllim progresin e deritanishëm të punëve që janë duke u zhvilluar në kuadër të kontratave aktive të komunës, të cilat përfshijnë projekte të rëndësishme në fushën e investimeve kapitale, por edhe në atë të furnizimit me mallra dhe ofrimit të shërbimeve.

Gjatë diskutimeve, u shqyrtua dinamika e zbatimit të projekteve në terren, sfidat që janë hasur, si dhe hapat që duhet ndërmarrë për të siguruar përfundimin me sukses të të gjithë projekteve.

Rahimaj kërkoi një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet drejtorive dhe koordinim të vazhdueshëm me menaxherët e kontratave, në mënyrë që të mos ketë vonesa në realizimin e projekteve që janë me rëndësi të drejtpërdrejtë për qytetarët e Komunës së Kamenicës.

Ai theksoi se vazhdimi i punimeve në terren dhe përfundimi i projekteve sipas afateve të përcaktuara mbetet prioritet i qeverisjes komunale, duke u siguruar që çdo investim publik të përfundojë me cilësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Volejbollistja braziliane e ekipit të Dinamos, Nayara Ferreira, ka reaguar…