Rahovec, përfundoi dëgjimi buxhetor me drejtorë të shkollave, koordinatorë të cilësisë, me psikologë dhe pedagogë

22 maj 2025 | 13:24

Drejtori për buxhet dhe financa në Rahovec, Afrim Limani, ka paraqitur limitet buxhetore bazuar në Qarkoren e parë buxhetore, po ashtu potencoi që dëgjimet e hershme si këto, ndihmojnë që nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të jenë më të qarta dhe më të drejtpërdrejta, si dhe të përfshihen në planifikimin e hershëm buxhetor për vitin 2026.

Gjithashtu, u diskutua mbi nevojat dhe prioritetet e përbashkëta të komunës dhe të qytetarëve.

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se të gjitha kërkesat evidentohen nga grupi punues dhe sipas mundësive buxhetore do të inkorporohen në Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2026.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha,…