Rahovec: Shënohet 24 Marsi – Dita Botërore e Tuberkulozit me ligjëratë vetëdijësuese për nxënësit
24 mars 2026
| 10:21
Sot, në kuadër të 24 Marsit – Ditës Botërore të Tuberkulozit, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, mori pjesë në një ligjëratë informuese me nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12 të IAAP “Selajdin Mullabazi Mici”.
“Ligjërata u mbajt në QKMF ‘Dr. Fahredin Hoti’ në Rahovec, ku Dr. Elbunit Kryeziu ndau informacione të rëndësishme mbi parandalimin, simptomat dhe trajtimin e tuberkulozit”.

“Edukimi dhe ndërgjegjësimi i të rinjve mbeten thelbësorë në luftën kundër kësaj sëmundjeje, prandaj aktivitete të tilla janë hap i rëndësishëm drejt një shoqërie më të shëndetshme”, ka shkruar Latifi në rrjetet sociale.



