Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit
Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra Rahoveci 029 është forcuar në pozitën e fundorit.
Rahoveci 029, të martën ka prezantuar amerikanin Jalen Johnson, i cili do të debutojë kundër Vëllaznimit.
“Jalen Johnson tashmë është pjesë e skuadrës dhe është gati për sfidat që na presin”, ka shkruar Rahoveci 029, ekip që po debuton në elitën e basketbollit kosovar.
Ndeshja Vëllaznimi – Rahoveci 029, luhet të mërkurën në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë prej orës 18:45 dhe i takon xhiros së 12-të.
Aktualisht, Rahoveci 029 është e pesti në tabelë me 16 pikë, dy më shumë se Vëllaznimi që renditet i fundit dhe ka pësuar humbje në dy xhirot e fundit.
Edhe te Vëllaznimi në duelin kundër Rahovecit, do të debutojë qendra Andrew Gordon, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e Trepçës.



