Rahoveci 029 prezanton trajnerin e ri
Goran Samarxhiev nga Maqedoni e Veriut, është trajneri më i ri i Rahovecit 029.
Rahoveci 029, të premten ka prezantuar trajnerin e ri, i cili në këtë post zëvendëson Bujar Locin.
“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me trajnerin Goran Samardziev, i cili nga sot do t’i bashkohet klubit tonë”, ka shkruar Rahoveci 029.
44-vjeçari si basketbollist karrierë ka bërë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa me zejen e trajnerit merret prej vitit 2016.
Fillimisht, ka punuar për tri vjet si ndihmëstrajner te Feni Industries, përpara se të angazhohet si trajner kryesor prej vitit 2019 deri në vitin 2023.
Pastaj, ka udhëhequr Rabotniçkin deri në vitin 2025, përpara se ti besohet posti i selektorit të ekipit U20 të Maqedonisë së Veriut.
Rahoveci 029, aktualisht zë vendin e fundit në tabelë me 20 pikë dhe ndeshjen e radhës e luan në udhëtim kundër Bashkimit.



