Rahoveci i bashkohet Prishtinës në finale

28 prill 2019 | 21:49

Në ndeshjen e tretë gjysmëfinale, skuadra e Rahovecit, e përkrahur nga tifozët e saj ‘Vreshtarët’ u kualifikua në finale, duke e mposhtur Golden Eagle Yllin, me rezultat 84:70.

Te Rahoveci basketbollistët më efikas ishin Richardson me 35 pikë, Qallaku me 18, ndërsa te Golden Eagle Ylli më të dalluarit ishin Osby me 22 pikë dhe Veseli me 19 pikë.

Në finale do të takohen Z Mobile Prishtina dhe Rahoveci.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në moshën 87-vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, ish-senatori…