Rahoveci mposhti Ibar Rozhajën

06 shkurt 2020 | 20:43

KB Rahoveci ka shënuar fitore në Ligën Ballkanike sot ndaj Ibar Rozhajës, për të përfunduar këtë fazë në vendin e tretë me 11 pikë.

“Vreshtarët” e fituan këtë përballje me rezultat 67-72.

Te Rahoveci më efikasi në parket u tregua Darrel Loydd Davis me 19 pikë, 8 kërcime e 7 asistime.

Davis u ndihmua nga Joshua McFolley, i cili realizoi 18 pikë, pati 3 kërcime e po aq asistime.
Kurse te vendasit më i miri i ishte Elvis Cekic me 17 pikë, 11 kërcime e një asistim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, në “Dossier D”…