Rahoveci mposhti Ponte Prizrenin

03 nëntor 2019 | 23:11

Rahoveci ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 90:75 (25:17, 21:24, 20:14, 24:20), duke marrë kryesimin në renditje pas xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshjen më mirë e nisën vendësit që e fituan çerekun e parë 25:17. Lojë më e barabartë u zhvillua në periodën e dytë, ku më të mirë ishin mysafirët 21:24. Megjithatë, Vreshtarët vazhduan me lojë të mirë në periudhën e tretë që e fitojnë 20:14, derisa dhjetëminutëshin e fundit e fitojnë 24:20.

Më të dalluarit te Rahoveci ishin Alban Veseli me 20 pikë e shtatë kërcime, Christian Bradford me 19 pikë, pesë kërcime dhe 13 asistime, Javis Howard me 15 pikë e gjashtë kërcime, Justin Gray me 14 pikë e 14 kërcime, si dhe Arian Qallaku me 14 pikë. Te Ponte Prizreni u dalluan Malcom Canada me 26 pikë dhe Mendrit Ademi me 19 sosh.

Rahoveci ka gjashtë fitore dhe një humbje, kurse Ponte Prizreni katër fitore dhe katër humbje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eldion Shoshi është një vogëlush 6-vjeçar nga Peja, që ka…