Rahoveci në hall të madh edhe me fatkeqësi natyrore

21 maj 2020 | 09:57

Komuna e Rahovecit, përpos me pandeminë Covid-19, është duke u përballur edhe me fatkeqësi natyrore, me shi, vërshim dhe breshër. Për këto probleme që ka shkaktuar moti i lig dy ditët e fundit, mbrëmë është mbajtur mbledhja e Shtabit të Posaçëm Emergjent në Komunën e Rahovecit, në të cilën janë dhënë disa propozime.

Shkrimi i plotë, pa ndërhyrje:

MBAHET MBLEDHJA E SHTABIT TË POSAÇËM EMERGJENT NË KOMUNËN E RAHOVECIT

Komuna e Rahovecit, përveç pandemisë COVID-19, është duke u përballur edhe me fatkeqësi natyrore, rrebeshe intensive, vërshime dhe breshër.

Duke parë situatën aktuale në komunën tonë, sonte me fillim në orën 22:30, kemi mbajtur mbledhjen e Shtabit të Posaçëm Emergjent në Komunën e Rahovecit.

Ne, sonte jemi njoftuar nga IKSHPK, se kemi 6 raste të reja pozitive me COVID-19, nga Rahoveci, të cilat janë raste kontakti familjar dhe tashmë janë vetizoluar, dhe nga IKSHPK është duke u bërë gjurmimi i kontakteve të tyre.

Temë të dytë në takim qenë reshjet intensive të shiut, breshrit dhe vërshimeve që po përballemi dje dhe sot, ku janë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi, e mbase edhe në amvisëri.

Që nesër do të formohen edhe komisionet për vlerësimin e dëmeve, ku më pas do të kërkojmë ndihmë nga institucionet qendrore në Prishtinë, e ne si komunë do të ofrojmë mbështetjen me të gjitha kapacitetet që kemi.

Gjithashtu, së bashku me ekipin tim, QKMF-në, Stacionin Policor në Rahovec, Inspektoratin Komunal dhe akterë të tjerë institucional, vazhdojmë të jemi të angazhuar fuqishëm që të mbajmë situatën nën kontroll, por na nevojitet edhe ndihma juaj, ju lutemi të përmbaheni dhe mos dilni pa nevojë, shtoni kujdesin, jemi bashkë e do t’ia dalim.

Të infektuarve ju uroj shëndet dhe shërim të shpejtë, ndërsa mbesim me shpresë se reshjet do të ndalen dhe gjithçka t’i kthehet normalitetit! SL

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KLIKO KETU/PD/ Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka…