Rahoveci organizon Final 8 e Kupës

20 janar 2020 | 16:07

Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe KB Rahoveci të hënën kanë nënshkruar marrëveshjen për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll nga skuadra e Rahovecit.

Marrëveshja është nënshkruar nga sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të KB Rahovecit, Alban Rama.

Dushku ka falënderuar mediat për interesimin e madh të tyre, derisa u shpreh se në bashkëpunim me klubin e Rahovecit do të mundohen të organizojnë në mënyrën më të mirë të mundshme Final 8 të Kupës. “Pres spektakël për Kupë, ashtu siç ishte vitin e kaluar me shumë tifozë nga klubet pjesëmarrëse të Kupës”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Alban Rama theksoi se si organizator do të bëjnë çmos, që gjithçka të shkojë sipas planit dhe organizimi ka filluar kohë më parë. “Pres që atmosfera të jetë e jashtëzakonshme për këtë Final 8 të Kupës, ashtu siç ka qenë deri më tani në Rahovec. Besoj se gjithçka do të shkojë mirë”, ka thënë Rama, i cili ka ftuar adhuruesit e basketbollit të përkrahin skuadrat e tyre të zemrës.  Në këtë konferencë është bërë edhe prezantimi i logos së Final 8, nga sekretari i KB Rahovecit, Besart Zeka.

Final 8 i Kupës së Kosovës do të organizohet nga 11 deri më 15 shkurt në palestrën “Mizair Isma” në Rahovec. Kjo do të jetë hera e dytë radhazi që klubi i Rahovecit organizon pjesën përfundimtare të Kupës. Edhe vitin e kaluar ishte organizuar në Rahovec, ku atmosfera ka qenë e jashtëzakonshme.

Gjithashtu në këtë konferencë është publikuar edhe orari i Final 8. Të gjitha ndeshjet do të transmetohen ekskluzivisht në Art Motion, që është partner medial i FBK-së.

Orari

Më 11 shkurt takohen:
14:00 Vëllaznimi – Istogu (Kupa e Ligës së Parë)
16:30 Grupi D Peja – Ponte Prizreni/Prishtina e Re
19:00 Grupi A Rahoveci – Trepça/Vushtrria

Më 12 shkurt takohen:
14:00 AS Prishtina – Drita (Kupa e Ligës së Parë)
16:30 Grupi B Bashkimi – Feronikeli/Drita
19:00 Grupi C Sigal Prishtina – GoldenEagle Ylli/Megasport

Më 13 shkurt takohen:
14:00 Finalja e Ligës së Parë
16:30 Gjysmëfinalja e Parë
19:00 Gjysmëfinalja e Dytë

Më 15 shkurt takohen:
17:30 Finalja e Femrave
20:30 Finalja e Kupës së Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicë, Agim Bahtiri, së bashku me…