Rahoveci për fitore kundër Ibër Rozhajës

06 shkurt 2020 | 11:29

Rahoveci sonte (e enjte) do të luajë ndeshjen e fundit në fazën e grupeve në Ligën Ballkanike.

“Vreshtarët” do të jenë mysafirë të Ibër Rozhajës në Ligën Ballkanike. Takimi zhvillohet nga ora 17:00. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi 74:77 për Ibër Rozhaja.

Vendasit me një fitore do të përfundonin në vendin e tretë në renditje, derisa “Vreshtarët” do të duhet të fitojnë me tri pikë dallim që të renditen në vendin e tretë. Me humbje do të përfundonin këtë fazë në vendin e pestë. Njëkohësisht kjo është faza e fundit në grupe dhe pastaj fillon faza tjetër, ku secila skuadër do të ketë katër ndeshje, dy në shtëpi dhe dy si mysafir, në varësi prej renditjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Justin Bieber po paralajmëron se diçka emocionuese po vjen. Këngëtari…