Rahoveci përforcohet me Ivan Koljeviqin

25 shkurt 2022 | 23:08

Klubi i Basketbollit Rahoveci ka njoftuar se ka nënshkruar me fundorin Ivan Koljeviq.

Këtë e ka bërë të ditur klubi nga Rahoveci, përmes një postimi në Facebook.

“Sot është bërë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes ndërmjet klubit tonë dhe fundorit malazez Ivan Koljeviq”, thuhet në njoftimin e klubit.

Malazezi ka një eksperiencë të madhe në basketbollin ndërkombëtar dhe atë kosovar, ndërsa skuadrës sonë i është bashkuar pas paraqitjeve të mira me skuadrën nga Prizreni.

Ivan Koljeviq, në dy sezonet e kaluara në superligën e Kosovës, është paraqitur me mesatare prej 20 pikëve, 9 asiste dhe 5 kërcime.

Njëkohësisht, bordi i KB Rahovecit, me anë të marrëveshjes së dyanshme, ka liruar nga skuadra fundorët amerikanë Cavon Baker, Deshawn Wilson Jr., alon Tyheim Mornoe dhe qendrën Jervon Pressley.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Personi në foto është një pilot ukrainas që drejton një…