Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifaj: Liria është amanet që duhet të ruhet
14 qershor 2026
| 13:19
Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit.
Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal.
Në këtë seancë janë nderuar dëshmorët, martirët dhe veteranët e luftës, duke vlerësuar lartë sakrificën e të gjithë atyre që kanë kontribuar në lirinë e vendit.
Në fjalën e tij, kryetari i kësaj komune, Samjl Latifaj ka thënë se 14 qershori shënon një datë të rëndësishme historike, duke kujtuar çmimin e madh të lirisë dhe obligimin e institucioneve dhe qytetarëe për ta ruajtur dhe zhvilluar atë për brezat e ardhshëm.
“Urime 14 qershori, Dita e Çlirimit të Rahovecit. Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!”, ka thënë ndër të tjerash Latifi.



