Rahoveci triumfon në derbi ndaj Prishtinës

29 shtator 2019 | 21:37

KB Rahoveci e ka mundur KB Sigal Prishtinën 74:61 (19:16, 18:14, 17:12, 20:19), në takimin e zhvilluar në palestrën “Mizahir Isma”.

Ndeshja ka qenë shumë interesante, duke arsyetuar epitetin e derbit, derisa në fund triumfuan “Vreshtarët”. Jure Guninja ishte më i dalluari te vendësit me 24 pikë dhe 12 kërcime, derisa pikë dyshifrore shënuan Arian Qallaku 19, Justin Gray 15 dhe Christian Bradford 10. Te Sigal Prishtina më i miri ishte Divine Myles me 23 pikë, derisa lojë të mirë treguan edhe Mikaile Tmusiq me 13 pikë e dhjetë kërcime, si dhe Fahro Alihoxhiq me 12 pikë e 13 kërcime.

Në takimet tjera të xhiros së parë, Peja ka mundur Ponte Prizrenin në udhëtim 78:70, Golden Eagle Ylli fitoi ndaj Feronikelit 103:90, kurse në sfidën e së premtes, Bashkimi mundi Lipjanin 107:57. Trepça pushoi në javën e parë.

Java 1

Bashkimi – Lipjani                            107:57
Golden Eagle Ylli – Feronikeli        103:90
Ponte Prizreni – Peja                          70:78
Rahoveci – Sigal Prishtina                 74:61
Trepça (pushoi)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta Sinjali ka siguruar nga vendi i ngjarjes, videon ekskluzive…