Rajoni i Pejës me dy raste të dhunës në familje

14 dhjetor 2025 | 13:45

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në rajonin e Pejës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti i parë ka ndodhur në Istog, ku i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

I njëjti është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, rasti i dytë ka ndodhur pas një përleshjeje mes një femre dhe një mashkulli.

Të dy personat janë arrestuar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka…