Raka, pjesë e ekipit ndërkombëtar për akreditimin e antibiotikëve në Egjipt

05 shtator 2025 | 08:30

Shoqata Britanike e Antimikrobikëve (BSAC) ka ftuar prof. Lul Raka si ekspert të jashtëm, në bashkëpunim me Prof. Ryan Hamilton, Drejtorin e Programit të Akreditimit në BSAC, për të vlerësuar programet e përdorimit racional të antibiotikëve në Egjipt.

Kjo nismë është pjesë e programit global të akreditimit GAMSAS (Global Antimicrobial Stewardship Accreditation Scheme), i cili është lansuar nga BSAC në vitin 2023. Qëllimi i këtij programi është akreditimi dhe fuqizimi i programeve të përdorimit racional të antibiotikëve në spitale anembanë botës, me të cilën synohet ulja e rezistencës ndaj antimikrobikëve dhe fuqizimi i sigurisë së pacientëve.

Gjatë javës, ekipi realizoi vizita në tre spitale kryesore – në Kajro, Mansoura dhe Damieta, ku vlerësoi praktikat ekzistuese në tre fusha kryesore: përdorimin racional të antibiotikëve, parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve, si dhe kapacitetet e laboratoreve të mikrobiologjisë.

Gjatë qëndrimit në Egjipt, ekipi u prit në takime edhe nga zëvendësministri i Shëndetësisë së Egjiptit, dr. Amr Kandeel dhe nga shefi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kajro, dr. Nima Saeed Abid, duke reflektuar mbështetjen e lartë institucionale për këtë proces.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 15 persona kanë vdekur pas shpërthimit të ri…