Raketa balistike iraniane lëshohet drejt Turqisë, rrëzohet nga sistemet mbrojtëse të NATO-s

04 mars 2026 | 13:59

Një raketë balistike iraniane është lëshuar drejt hapësirës ajrore  të Turqisë, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Mbrojtja ajrore e NATO-s në Mesdheun lindor ka rrëzuar raketën, e cila ka kaluar nëpër hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë.

Nuk është raportuar për viktima ose të lënduar. Pas këtij incidenti njoftohet se Turqia do të komunikojë me NATO-n dhe aleatët e tjerë.

“Ndërsa Turqia mbështet stabilitetin dhe paqen rajonale, ajo është plotësisht e aftë të mbrojë territorin dhe qytetarët e saj, pavarësisht nga burimi ose origjina e çdo kërcënimi. Të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur territorin dhe hapësirën tonë ajrore do të ndërmerren me vendosmëri dhe pa hezitim. Ne përsërisim se e drejta jonë për t’iu përgjigjur çdo akti armiqësor të drejtuar kundër vendit tonë është e rezervuar. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që mund ta përshkallëzojnë më tej konfliktin në rajon”,  ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se edhe ai…