Raketa e SpaceX shpërthen në Oqeanin Indian

24 maj 2026 | 09:36

SpaceX i Elon Musk ka lansuar me sukses anijen e saj Starship V3- raketën më të madhe dhe më të fuqishme në histori.

Fluturimi provë zgjati rreth një orë dhe përfundoi kur Starship u përplas në Oqeanin Indian dhe shpërtheu siç ishte planifikuar.

Lëshimi u zhvillua një ditë pasi u shty për shkak të njëproblemi të minutës së fundit vetëm pak sekonda para se të mbaronte numërimi mbrapsht.

Fluturimi provë arriti shumicën e objektivave të tij kryesorë, por të dyja fazat e raketës pësuan defekte në motor.

Ndryshe, Starship, sistemi më i madh i ndërtuar ndonjëherë nga SpaceX, po zhvillohet si pjesë e planeve afatgjata për misione në Hënë dhe Mars, përfshirë edhe programet e ardhshme të NASA.

SpaceX thekson se të dhënat e mbledhura gjatë këtij fluturimi janë të rëndësishme për përmirësimin e gjeneratave të ardhshme të raketës dhe për rritjen e sigurisë së misioneve të ardhshme hapësinore.

Ky test vjen pas disa përpjekjeve të mëparshme dhe shihet si një hap tjetër në zhvillimin e programit ambicioz të kompanisë së Elon Musk për eksplorimin dhe kolonizimin e hapësirës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oleksandr Usyk ka mbrojtur titujt botërorë në peshat e rënda…