Raketa gjigante iraniane shkatërrohet në ajër, mbetjet bien në Izrael

19 qershor 2025 | 01:16

Një raketë balistike e lëshuar nga Irani, e dyshuar si pjesë e sulmeve ajrore ndaj Izraelit, u pikas të mërkurën në veri të vendit. Zëdhënësi i IDF-së, Avichay Adraee, deklaroi se Irani kishte lëshuar më pak se 100 raketa në dy valë, dhe “shumica u shkatërruan në ajër” nga sistemet izraelite të mbrojtjes ajror.

Që nga e premtja, Irani ka lëshuar rreth 400 raketa drejt Izraelit. Rreth 40 prej tyre kanë kaluar përmes mbrojtjes ajrore, duke shkaktuar vdekjen e 24 civilëve izraelitë, sipas autoriteteve, raporton Reuters.

Në kundërpërgjigje, ushtria izraelite njoftoi se 50 avionë luftarakë goditën rreth 20 objektiva në Teheran gjatë natës, përfshirë objekte që prodhojnë lëndë të para, komponentë dhe sisteme për ndërtimin e raketave. Ushtria u bëri thirrje civilëve iranianë të largohen nga disa zona të kryeqytetit për sigurinë e tyre.

Zyrtarët iranianë raportuan të paktën 224 të vrarë nga sulmet izraelite, kryesisht civilë, megjithëse ky bilanc nuk është përditësuar prej disa ditësh.

Kjo është hera e parë që një numër kaq i madh raketash iraniane kanë arritur të depërtojnë mbrojtjen izraelite dhe të shkaktojnë viktima në territorin izraelit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Mackenzie Knight-Boyle, The Washington Post Tre minuta, një top…